Subscribe

Ministri i brendshëm Saimir Tahiri njoftoi se te gjitha subjektet që u ofrojnë shërbime qytetarëve, duhet të instalojnë kamera sigurie brenda datës 28 dhjetor, në të kundërt do të gjobiten nga policia. Gjatë takimit me përfaqësues të shoqërisë civile, Tahiri tha se firmosi urdhrin, i cili detyron të gjitha bizneset përfshi shkollat,  qendrat e banimit, taksitë, por edhe transportin urban të vendosin kamera sigurie, por dhe Gps në varësi të analizës së riskut që do bëhet nga policia.

 

 “Kjo nuk është shpikje e jona, por e botës. Nuk ndodh në botë që banka të zhvillojë aktivitetin pa asnjë masë dhe kur vidhet, gishtin ta drejtojë te policia. Të marrim masa të gjithë bashkë për ta bërë vendin më të sigurte. Këto masa e bëjnë thuajse të pamundur ngjarjen kriminale. Duhet të bëjmë çfarë nuk është bërë në të shkuarën, duhet t’ia bëjmë të vështirë kriminelëve shkeljen e ligjit.”

 

Ministri i brendshëm nuk la pa përmendur dhe shoqëritë private të ruajtjes fizike, për të cilat ka nisur kontrolli i policisë.

 

Te gjitha subjektet në varësi të detyrimeve do të vendosin kamera sigurie me rezolucion të lartë, por edhe kamera të posaçme të afta për identifikimin e targave. Tahiri tha se kazinotë stadiumet kinematë sallat e koncerteve apo dhe diskot, duhet të nënkontraktojnë edhe shoqëri private të sigurisë.

 

Për këmbimin valutor veç kamerave duhet të ketë ndarje me xham antiplumb, ndërsa bankat e nivelit të dytë duhet të sigurohen që të kenë sistem kafazesh për te parandaluar grabitjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *