Subscribe

Menjëherë pas ankesave të këshillit të prokurorisë për mungesë eficence nga oficerët e policisë gjyqësore, por edhe numrit të vogël të denoncimeve prej tyre, Prokurori i Përgjithshëm thërriti në takim krerët e ministrive të cilët kanë në organikë struktura të tilla. Në takim ishin Ministri i Drejtësisë, ai i Brendshëm i Mjedisit dhe Financave. Sipas Ministrit të Brendshëm rëndësi e veçantë iu kushtua çështjeve të korrupsionit.
“Takime të tjera do pasojnë me rakordimin e çështjeve konkrete, veçanërisht sa i takon korrupsionit dhe krimit financiar. Por, në linjë parimi ne biseduam për koordinimin më të mirë të agjencive dhe kualifikimin e burimeve njerëzore për të çuar me sukses përpara dhe sa më shpejt çështjet penale.”
Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se do të ketë shtime në organikë të 19 oficerëve të policisë gjyqësore në Policinë e Shtetit, 7 në Tatime dhe 2 ne dogana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *