Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 May 2026
Vizion fokus

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor...

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv, përmbledh zhvillimet...

Rama: Misioni historik PS është të fusë vendin në...

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet...

E akuzonte për vdekjen e të birit 3 vite...

Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin

“Shkollat do të pajisen me laboratorë smart”, Rama në...

SHBA bllokon anijet drejt Iranit, 51 mjete detare të...

Raketat iraniane mbi Emiratet e Bashkuara Arabe, Rama: Shqipëria...

GJKKO merr vendimin për Jorgo Goron, rrëzohet kërkesa e...

Tabaku takime me biznesin: Vendi ka nevojë për një shtysë në ekonomi

16 Dhjetor 15:38

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka zhvilluar takime në një biznes fason së bashku me ish-deputetë të tjerë demokratë.

 

Duke ndarë shqetësimet e biznesit, Tabaku akuzon në Facebook qeverinë se me buxhetin e 2020 nuk mbështet asnjë biznes të vogël.

 

Për Tabkun alterantiva më e mirë për biznesin mbetet ajo e PD, e cila, sipas saj, do të prodhojnë një mjedis më të mirë biznesi, konkurencë të ndershme, luftë papunësisë dhe mbi të gjitha një rritje pagash pas një 7 vjeçari të mbytur në krizën e politikave të gabuara fiskale dhe dimrin ekonomik

 

“Në kuadrin e vazhdueshëm të takimeve me biznesin, sot vizituam një fabrikë fasonësh bashkë me Dhuratën, Flamurin, Shkelqimin dhe Andian. Ndryshe nga përfaqësues të qeverisë që vëmendjen kur projektojnë buxhetin e kanë tek oligarkët për t’ua lehtësuar jetën me politika fiskale që u vijnë përshtat. Si një përfaqësues i biznesit fason vendas dhe si sipërmarrës tek një nga degët që ka numrin më të lartë të punonjësve, ai na shprehu shqetësimet e tij në lidhje me taksat e larta, barrën e lartë sigurimeve, problemet me rimbursimin e TVSH dhe administratën tatimore. Si dhe mbi të gjitha kosto e rënies së pashpjegueshme të EURO-s që llogaritet sa 11% e fitimit të kompanisë. Siç edhe pritej shqetësimi i biznesit ishte dhe kosto edhe problem për punonjësit. Këta të fundit paguhen më pak, kanë një kosto më të lartë të jetesës dhe shpenzojnë më pak sepse shteti nuk ofron shërbimet për taksat që merr, rëndon xhepin e bizneseve dhe punonjësve ndërsa këta të fundit nuk marrin atë që meritojnë.  Një biznes fason sot paguan 36.6% të fitimit në formë taksash shoqëruar kjo me 11% të fitimit që humbet nga rënia e pashpjegueshme e EURO-s, humbjet e biznesit janë afër 50% të fitimit. E gjitha kjo do të thotë më pak investime, rroga më të ulëta, kosto më e lartë dhe më pak vende pune. Prandaj ne propozojmë një alternativë për këtë situatë krize; propozojmë që biznesi të tatohet me 9%, që të ardhurat personale të punonjesve të shkojnë në 9%, që sigurimet shoqërore për punëdhënësin dhe punëmarrësin të jenë 18%. Këto politika fiskale do të prodhojnë një mjedis më të mirë biznesi, konkurencë të ndershme, luftë papunësisë dhe mbi të gjitha një rritje pagash pas një 7 vjeçari të mbytur në krizën e politikave të gabuara fiskale dhe dimrin ekonomik. Shqipëria ka nevojë për një shtysë në ekonomi, vendi ka nevojë për shpresë dhe për rindërtim. Një shtysë që buxheti 2020 nuk e ofron përkundrazi përkeqëson situatën e çdo biznesi.

Posted Under:
Vendi
Tagged:
biznes ekonomi Jorida Tabaku Program Shtyse takime

Nga e njëjta kategori

Babai i vrau nënën, ai e goditi dhe e la të vdekur në vend, arrestohet pas 2 vitesh 43-vjeçari në Sarandë

më shumë...

Aksident në Vlorë, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal

më shumë...

Drejtonte furgonin me nxënës në gjendje të dehur, arrestohet shoferi në Elbasan

më shumë...

Salianji i përgjigjet Berishës dhe nxjerr të tjera dokumente: Sali, po humbet privilegjet! Demokratët nuk janë dele

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:15

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama:...

8:14

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv,...

8:10

Rama: Misioni historik PS është të fusë...

8:01

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të...

7:35

E akuzonte për vdekjen e të birit...

7:29

Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin

6:44

“Shkollat do të pajisen me laboratorë smart”,...

6:38

SHBA bllokon anijet drejt Iranit, 51 mjete...

6:06

Raketat iraniane mbi Emiratet e Bashkuara Arabe,...

6:02

GJKKO merr vendimin për Jorgo Goron, rrëzohet...

5:54

Hegseth: Armëpushimi me Iranin nuk ka përfunduar

5:37

Babai i vrau nënën, ai e goditi...

5:35

Bie qeveria pro BE në Rumani

5:29

Irani sulmon përsëri me dronë dhe raketa...

5:22

Dita e Dëshmorëve, Hita: Sot është ditë...

5:20

Bombardimet nga Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe:...

5:10

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:29

Aksident në Vlorë, automjeti del nga rruga...

4:26

Trump: Lufta me Iranin mund të zgjasë...

4:17

Drejtonte furgonin me nxënës në gjendje të...

Më të klikuarat

  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • Ofendimet mes Adit dhe Mozës, Agai merr vendimin ekstrem, çf...
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Çfarë ndodhi mes Adionit dhe Mozës? Fermeri: Ndihem 1 milion...
  • Sara merr surprizën e veçantë nga fëmijët dhe bashkëshorti...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.