Subscribe

Myrto Uzuni është një ndër futbollistët shqiptar më të pandalshëm që shpeshherë është në fokus të mediave për performancën e tij të shkëlqyer në fushën e blertë. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Vizioni i Pasdites”, ai rrëfeu më shumë për jetën profesionale, por edhe atë private. 26 vjeçari surprizoi me faktin se jetën e tij nuk e sheh në Shqipëri. I pyetur nga moderatorja Evi Reçi për një rikthim të mundshëm përfundimtar në vendin tonë, ai u shpreh:

“Jo, jo. Nuk ka shans fare, do të qëndroj në Hungari, kudo që të jetë.”

 

Gjatë bisedës, sulmuesi beratas zbuloi se është në lidhje me një vajzë shqiptare që jeton dhe studion në Hungari, me të cilën të ardhmen e sheh sërish jashtë kufijve të Shqipërisë. Mes të tjerash, Uzuni zbuloi dhe emocionin që përjetoi pak ditë më parë në kupën e Hungarisë, ku shënoi plot 6 gola me ekipin e Ferencvarosh.

 

“E fejuara më ka uruar. Ne që luajmë futboll e kuptojmë se të shënojmë 6 gola, nuk mund ti shënosh as në stërvitje. Për mua ishte një ndjenjë e veçantë të shënoja 6 gola dhe sigurisht ndihem shumë I lumtur për veten time.”

 

Po ku e sheh veten futbollisti Myrto Uzuni pas 10 vitesh?

 

“Normal që ka shumë oferta, por jam fokusuar te Ferencvarosh dhe do jap maksimumin tim”, theksoi ai.

 

Megjithatë, Uzuni nuk harroi të theksojë hapat e parë me kombëtaren shqiptare, duke përfunduar: “Kombëtarja ka qenë një ëndërr që në fëmijëri, e kam ndjekur si tifoz dhe kur vesh fanellën e kombëtares është një ndjenjë e papërshkrueshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *