Me litarë në duar, qindra protestues antiracistë në Washington kanë sulmuar statujën e ish presidentit Endrju Xhekson.

Pas ndërhyrjes së policisë, e cila përdori ndaj tyre sprait piperi, u shmang demtimi i monumentit por pati përleshje të dhunshme dhe dhjetra arrestime.

Presidenti Donald Trump autorizoi qeverinë federale që të dënohet me burg deri në 10 vjet cdo person që shkatërron ndonjë monument, statujë ose pronë tjetër federale  në Shtetet e Bashkuara.

Statuja Jackson ndodhet në Sheshin Lafayette, shumë pranë ndërtesës presidenciale.

Ajo është një nga objektivat e zemërimit të demostruesve që kanë pushtuar prej më shumë se 3 javësh, rrugët për të protestuar kundër vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd, i cili u vra nga një polic i bardhë më 25 maj.

Shumë statuja të tjera të shpërndara nëpër shtetet e bashkuara tashmë janë dëmtuar. Protestuesit kanë vendosur në shënjestër figurat politike që kanë shfrytëzuar skllevërit dhe kanë zbatuar politika shtypëse ndaj njerëzve me ngjyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *