Sulmet e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta kundër SPAK, nuk kanë vend në një vend demokratik, sipas ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri Silvio Gonzato.
Nga Vlora, diplomati i lartë dënoi qëndrimet e Metës ndaj kreut të Prokurorisë së posaçme Altin Dumani.
Lexo edhe :
Related Posts
“Ne e kemi bërë shumë të qartë që dje, se sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim, dënimin nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë ndaj deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK. Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ambasadori Gonzato.
Një ditë më parë, Ilir Meta me një gjuhë të ashpër, deklaroi se drejtuesi i SPAK-ut Altin Dumanit ka takuar personazhet kryesore të dosjes “Cez-Dia”, duke pasur si synim të arrestojë kreun e Partisë së Lirisë.
Përveç Spak-ut, Meta përfshiu në këtë akuzë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas kryetarit të Partisë së Lirisë, prokuroria e posaçme po e godet për t’i marrë partinë për llogari të Edi Ramës.
Por, përkundër akuzave të tij, në mbështetje të fortë ndaj Dumanit janë shprehur edhe ambasada Amerikane në Tiranë si dhe Britania e Madhe./vizionplus.tv






