E shtunë, 24 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm terrorist në Kajro, 9 të vrarë në kishë

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë u plagosën, pasi dy persona të armatosur hapën zjarr në një kishë në Kajro, pas përfundimit të shërbimit të kishës.

 

Reklamë

Ne pamjet e publikuara shihen njerëzit e tmerruar qe tentojnë të largohen pasi sulmuesit hapin zjarr.

 

Reklamë

Por disa prej tyre nuk kanë mundur t’i shpëtojnë plumbave të terroristëve.

 

Në mesin e të vrarëve janë nëntë të krishterë dhe një oficer policie, i fesë myslimane, ndërsa dy prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.

 

Një nga sulmuesit është vrarë nga personeli i sigurisë, pasi tentoi të hynte në kishën Marmina në jug të Kajros me mitraloz në duar, si dhe municione të tjera. Sipas televizionit shtetëror egjiptian, sulmuesi i dytë tentoi të arratisej, por u arrestua nga policia disa minuta më pas.

 

Autoritetet egjiptiane po e trajtojnë ngjarjen si një sulm terrorist, edhe pse nuk është e qartë se kush është përgjegjës. Por ISIS ka kryer disa sulme ndaj të krishterëve në pjesë të tjera të vendit.

 

Më shumë se 100 të krishterë janë vrarë në Egjipt gjatë këtij viti nga militantet e shtetit islamik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë