30 persona, mes tyre gra dhe fëmijë janë vrarë nga militantë të dyshuar si islamikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne në Nigeri.

 

Pjesa më e madhe e viktimave ishin udhëtarë, të cilët u dogjën të gjallë teksa flinin në makinat e tyre. Po ashtu, ekstremistët rrëmbyen gra dhe fëmijë në rajonin verilindor.

 

 

Zëdhënësi i Qeverisë së Nigerisë, Ahmad Abdurrahman Bundi tha: “Militantët erdhën me kamionë dhe armë të rënda, përpara se të vrisnin, digjnin dhe plaçkisnin.”

 

Sulme të ngjashme në Nigeri vijojnë që prej vitit 2009, ku raportohen rreth 35 mijë të vrarë, më shumë se dy milionë kanë mbetur të pastrehë, ndërsa qindra të tjerë kanë rënë pre e rrëmbimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *