Dy persona mbetën të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur, si pasojë e të shtënave në një diskoteke ne Gjermani. Ngjarja e cila tronditi qytetin Konstanz, ndodhi rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit sipas orës lokale. Një nga viktimat është pjesëtari i sigurimit të lokalit qe u përpoq të ndalonte personin e armatosur, ndërhyrje e cila rezultoi fatale.

 

Agresori u plagos rëndë gjatë të shtënave me armë pas ndërhyrjes së policisë. Ai u dërgua menjëherë në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda. Sipas mediave lokale, edhe një oficer policie mbeti i plagosur gjate tentativës për kapjen e autorit.

 

Forcat speciale, komando dhe një helikopter policie blinduan qytetin, pasi nuk dihet nëse agresori veproi i vetëm, apo ishte bashkëpunëtorë.

 

Shkaqet e sulmit nuk janë mësuar ende. Kjo ngjarje ka rikthyer panikun pasi te premten në Hamburg një person sulmoi me hanxhar qytetarët në një supermarket duke vrarë një person.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *