Presidenti Ilir Meta ka uruar boksierin Florian Marku i cili u shpall kampin bote në IBFI.

Meta thotë se shqiptarët krenohen me Florianin që jep gjithmonë paraqitje të shkëlqyera në ring. Ai thekson se fitorja e sotme ndaj Prodan është sukses i jashtëzakonshëm për boksin profesionist shqiptar.

“Një sukses i jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist, Florian Marku shpallet kampion bote në IBFI! Urimet më të ngrohta dhe gjithmonë paraqitje të shkëlqyera në ring! Krenohemi me Florianin”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *