E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Stuhia “Medea” godet Greqinë, vështirësi në qarkullimin e mjeteve, mbyllen shkollat

Edhe Greqia fqinje, prej disa ditësh, gjendet në kushtet e motit të ftohtë, pasi stuhia e ashtuquajtur “Medea” është shoqëruar me temperatura deri në minus 20 gradë celcius si dhe erëra të forta.

Reshjet e dendura të dëborës janë shoqëruar edhe me problematika në akset rrugore, një pjesë e konsiderueshme e të cilave janë mbyllur përkohësisht. Në shumë segemnte është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve për automjetet.

Reklamë

Autostrada ndërkombëtare Egnatia prej Igumenices deri ne Kipous në kufi me Turqinë është e hapur, por autoritetet kanë ndaluar qarkullimin e të gjithë kamionëve mbi 3.5 ton. Mbi 160 kamionë janë bllokuar në doganën e Promahones në të dy anët e kufirit greko bullgar. Gjithashtu nga pasditja e së dielës është ndaluar qarkullimi i kamionëve mbi 3.5 ton edhe në autostradën që lidh Larisën me Athinën.

Tashmë “Medea” po godet Athinën dhe rrethinat e saj, në kryeqytet shkollat janë të mbyllura për shkak të pandemisë, ndërsa në Greqinë e veriut për shkak të kushteve të motit.

 

Më shumë video

Reklamë