“Edhe ky vit akademik ka nisur me bojkot, këtë herë jo nga pedagoget. Janë studentët e mjekësisë ata që kundërshtojnë ligjin që i detyron të punojnë tre deri në pesë vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve bachelor.”
Studentët e mjekësisë kanë deklaruar se nuk do të ulen në auditorë deri në anulimin e ligjit.
“Nuk ka kompromis, ne do të vazhdojmë bojkotimin e mësimit derisa të jetë e nevojshme. Padia për ta çuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese është gati.
Protesta e të rinjve vazhdoi drejt dekanatit të mjekësisë, me një marshim paqësor.
Sakaq, në universitetet e tjera të kryeqytetit, dita e parë ka vijuar normalisht.
“Jemi prezantuar me orarin, pedagogët dhe auditorët, çdo gjë në rregull.”
Në të gjithë vendin, janë rreth 121 mijë studentë që nisën vitin e ri akademik këtë të hënë.