Vazhdon i pa ndalshëm trafiku i refugjatëve sirianë që hyjnë ilegalisht nga Greqia në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit të gjelbër. Burime të policisë kufitare thonë se kapen rregullisht çdo ditë të paktën 10 klandestinë në zonën e Devollit.

Vetëm ditën e enjte raportohet se janë kapur 18 klandestinë në zonën e Devollit të sipërm dhe fshatrave kufitarë të tij ndersa një ditë më parë në një furgon u kapen 14 të tjerë.Linjat më të rahura të këtij trafiku mbeten ato pranë fshatrave Vërnik dhe Trestenik, nga ku hyjnë klandestinët, kryesisht sirianë.

Policia e sqaron riaktivizimin e këtij trafiku me përmirësimin e kushteve të motit që favorizon udhëtimin në këmbë midis kufirit të dy vendeve. Përballë kësa situate të përditëshme, policia kufitare ka shkurtuar proçedurat e intervistimit të klandestinëve të kapur.

Ata meren në pyetje tek ish dogana e vjetër në Kapshticë dhe nuk dërgohen më në ambjentet e Drejtorisë së kufirit dhe migracionit në Korçë. Refugjatët familjarë të shoqëruar nga fëmijë dërgohen në qëndrën e trajtimit në Babrru, ndërsa të tjerët rikthehen në Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *