E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Stamboll, Rama takon Erdogan

Kryeministri i vendit Edi Rama është takuar me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ne Stamboll. Me anë të një postimi në facebook, Rama sqaron se ndodhet në rezidencën e Erdogan, ku zhvilloi një bisedë e cila zgjati rreth 90 minuta.

 

Ata kanë biseduar mbi projektet e përbashkëta. Rama ndodhet në Turqi për kongresin botëror të naftës, i cili pritet të mbahet te hënën.

 

Reklamë

Rama shkruan me tej ne facebook se është bere progres i qenësishëm edhe për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë