Subscribe

Qeveria do të konsultohet me strukturat e Bashkimit Europian sa i përket akteve nënligjore që do të prodhojë ligji i shumë debatuar, ai i zonave të mbrojtura. Duke ju përgjigjur akuzave që vijnë nga shoqëria civile dhe opozita, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në një intervistë për Vizion Plus, thotë se edhe reagimin e delegacionit të Bashkimit Europian e sheh si një sinjal partneriteti.

Më shumë sesa një rezervë, e shoh si partneritet. Partneri ynë Bashkimi Europian e bën për të na shoqëruar, për të ecur dorë për dore në punën e kuadrit ligjorë. Ne kemi kaluar me sukses procesin screening, ku kapitulli i mjedisit ka marrë vlerësime pozitive. Nga ana tjetër mirëpres çdo sugjerim, kemi nevojë për këshillat e tyre. Ajo ishte një deklaratë që partnerët tanë do të na shoqërojnë  në çdo vendimmarrje, sepse ky ligj do të përcaktojnë shumë detyra për qeverinë, për të prodhuar akte të tjera, akte të cilat kanë si qellim të jenë në përputhje me direktivat e BE-së, – tha Kumbaro.

Por ministrja kishte dhe një përgjigje për opozitën, e cila pretendon se ky ligj lidhet me atë të investimeve strategjike, duke i hapur rrugën ndërtimeve në dëm të natyrës.

Ky është një konfuzion në rastin më të mirë vjen nga halli për të gjetur sebepe politike, në mungesë të një opozite reale qe duhet të ishte në parlament me debate dhe diskutime. Në rastin më të keq është dashakeqësia për të miksuar elementë që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, pavarësisht kohës së diskutimeve të tyre në parlament. Kur flitet për hapësira për zhvillim të turizmit të qëndrueshëm, kjo nuk bëhet  vetëm nga ata që fitojnë statusin e investitorit, – sqaroi Kumbaro.

Kumbaro konfirmoi se nënzonat që do të zhvillohen do të kalojnë në një filtër të fortë rregullash dhe mbi të gjitha do të lejohen vetëm për turizëm elitarë, aty ky Shqipëria kërkon të orientohet.

Drafti final vendosi disa kritere ku hapësirat  do të zhvillohen vetëm për agroturizëm dhe turizëm shumë të lartë në disa nënzona, ku lejohet veprimtaria ekonomike, me kritere të përcaktuara qartë. Kjo do të përcaktohet qartë me vendime të qeverisë për çdo zonë. Jo gjithkush mund të bëjë ç’të dojë. Vendimet do të jenë të dedikura. Ishte shumë e rëndësishme vendosja e filtrave të kontrollit.

Javën e kaluar parlamenti miratoi disa ndryshime në ligjin për zonat e mbrojtura. Ekspertë të shoqërisë civile dhe opozita e kundërshtuan, duke ngritur pikëpyetje se qëllimi final është ndërtimi në sipërfaqe me bukuri natyrore./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *