Spanja është bërë vendi i parë më i goditur nga pandemia në Europën Perëndimore me 1 mln raste të të infektuarish me koronavirus. Sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins, Franca gjithashtu ka regjistruar orët e fundit në total mbi 1 mln të prekur.

 

Ekspertët thonë se numri i vërtetë i infeksioneve dhe i vdekjeve, mund të jetë më i lartë sepse shkalla e testimit është e pamjaftueshme për të treguar shkallën e vërtetë të shpërthimit të virusit.

 

Ndërsa shifrat rriten, autoritetet në rajonet e Spanjës duan të ndalojnë valën, por nga ana tjetër, synojnë të shmangin një bllokim të dytë, që do te ishte një goditje e madhe për ekonominë.

 

Italia dhe disa vende të tjera në Europë, kanë marrë në konsideratë vendosjen e shtetrrethimit gjatë natës. Duke nisur nga e premtja, rajoni i Lacios, do të jetë në bllokim pesë-orësh për 30 ditë.

 

Ndërsa Franca, Holanda, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, po zbatojnë strategjinë e mbylljes së bareve e restoranteve duke nisur nga ora 21 deri në orën 7 të mëngjesit. Irlanda ndërkohë u bë vendi i parë në Europë, që riktheu izolimin, duke mbyllur bizneset jo thelbësore dhe masa do të vijojë për 6 javë.

 

Ndryshe nga të tjerët, Suedia është vendi i vetëm në Europë që nuk mori masa drastike kundër koronavirusit.

 

Autoritetet ne Stokholm vendosën gjatë javës që t’u japin lirinë të moshuarve, të cilët mund të dalin vetëm të kryejnë aktivitetet e ditës, por duke respektuar masat e distancimit social.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *