Subscribe

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryeprokuroren Arta Marku se kanë fabrikuar përgjimet e çështjes “Babale”.

 

Në një deklaratë për shtyp, nënkryetari I PD, Edmond Spaho deklaroi se përfshirja e Edi Ramës në këtë aferë është arsyeja se pse një javë pas publikimit të përgjimeve zyrtare, ai nuk ka reaguar.

 

Sipas Spahos edhe vetë prokuroria është pjesë e kësaj skeme manipulimi pasi nuk ka nisur hetimet.

 

“Përgjimet zyrtare të Prokurorisë tregojnë se ky skenar kriminal është vënë në zbatim nga një bashkëpunim mes drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit, kupolës politike të Rilindjes dhe qeverisë, me përfshirje direkte të Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.  Një javë pas publikimit të këtij skandali mafioz çdo shqiptar e ka kuptuar se i përfshirë drejtpërdrejt është vetë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt politikë. Është përfshirja e vetë Edi Ramës në këtë aferë mafioze arsyeja se pse një javë pas publikimit të përgjimeve zyrtare ai nuk ka gjetur guximin as të distancohet e jo më të dënojë këtë akt mafioz e të kërkojë ndëshkimin e çdokujt të përfshirë në të. Është përfshirja e drejtpërdrejtë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e ish Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, arsyeja pse askush prej tyre nuk kanë gjetur guximin të distancohen e jo më të dënojnë këtë akt mafioz e të kërkojnë ndëshkimin e çdokujt të përfshirë në të. Është përfshirja e drejtëpërdrejtë e dyshes Marku-Prela arsyeja se pse këta që reagojnë brenda pak minutash kundër protestuesve që mbrojnë të drjetat dhe shtëpitë e tyre, kanë një javë që kanë lidhur gjuhën, në vend që të nisin hetimet për kupolën qeveritare të përfshirë në këtë aferë mafioze.”

 

 

Spaho, duke u ndalur tek përgjimet e publikuara nga PD, tha se prokuroria duhet trë kishte arrestuar për dëshmi të rreme drejtorin e sapoemrëruar të Fierit Andon Markon.

 

“Më së paku, Prokuroria duhet t’i kishte vënë prangat për dëshmi të rreme, Drejtorit të sapoemëruar të Fierit, Andon Marko, i cili ka deklaruar se e ka takuar vetëm një herë aktorin e qeverisë, në një kohë kur përgjimet faktojnë të kundërtën. Kapitullimi i shtetit të së drejtës dhe kapja e çdo pushteti në Shqipëri nga Edi Rama me krimin e organizuar, është kërcënimi më i madh për sigurinë dhe të drejtat e çdo qytetari shqiptar.  Ndaj, kauza jetike për të rikthyer sundimin e ligjit dhe për të çliruar qeverisjen nga krimi, ka bashkuar shumicën e shqiptarëve rreth opozitës në betejën për liri, siguri dhe mirëqenie për të gjithë. Largimi i qeverisë së krimit do të jetë fitorja e parë e kësaj beteje!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *