Subscribe

Ceremonia e konstituimit të kryetarit të ri të bashkisë së Kavajës Redjan Krali po shoqërohet  me protesta nga mbështetës të Partisë Demokratike.

 

Isa Sakja ish- kryetari i bashkise  Kavajë tha se për të kjo është një ditë e zakonshme pune.

 

Ky i fundit në një prenoncim për mediat ka pohuar se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe se duhet respektuar dekreti i presidentit.

 

Në Kavajë tha Sakja kanë votuar  vetëm 5 përqind e votuesve dhe një qytet nuk mund të qeveriset nga një përqindje e aq e vogël.

 

Nderkaq   konstituimi i keshillit bashkiak do të mbahet në institucionin e  prefektures.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *