E premte, 23 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Soreca: Vazhdoni betejën me krimin

Situata e krijuar ne Ministrinë e Brendshme pas mosdekretimit te Sander Lleshit ne krye te këtij dikasteri, ka shqetësuar edhe Bashkimin Europian.

 

Reklamë

Ambasadori i BE ne Tirane Luixhi Soreka i kërkon politikes shqiptare te riktheje normalitetin ne kete institucion per te vijuar luftën kundër krimit te organizuar nje nga pese kushtet për anëtarësim.

 

Reklamë

Muajt e fundit jane kryer operacione te rëndësishme ne luftën kundër krimit te organizuar. Beteja me krimin e organizuar, trafiqet, drogën duhet te vazhdoje. Bashkimi Europian pret nga Shqipëria veprime dhe rezultate konkrete. Kërkojmë funksionimin e plote te Ministrisë se Brendshme per te vazhduar luftën kundër krimit te organizuar, nje nga 5 kushtet e Shqipërisë per anëtarësimin ne Bashkimin Europian. Duhen veprime te konsoliduara qe Shqipëria te jete pjese e BE.

 

Apeli i diplomatit të lartë vjen në kohën Ministria e Brendshme ka në veprim dy operacione në shkallë të gjerë: forca e ligjit dhe ndëshkimi i të fortëve. Një ditë më parë, ish ministri Xhafaj në fjalën e lamtumirës me policët, foli për rezultate pozitive në bashkëpunim me partnerët europiane.

Më shumë video

Reklamë