Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca kërkoi që ngritja e Gjykatës Kushtetuese të prëfundojë sa më parë. Ai u shpreh në rrjetet sociale se kjo është një kërkesë e Bashkimit Evropian dhe duhet të përmbushet para se të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare për negociatat.

 

 “Është thelbësore që të finalizohen emërimet në Gjykatën Kushtetuese. #BE 🇪🇺 vazhdon të inkurajojë autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë, me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e Gjykatës. Kjo është një kërkesë e Konkluzioneve të Këshillit të BE-së të datës 25.3.20 dhe duhet të përmbushet para Konferences së parë Ndërqeveritare. Opinioni i Komisionit të Venecias ofron udhëzimet e nevojshme për të gjithë autoritetet kompetente shqiptare për të përfunduar me shpejtësi emërimet. BE vazhdon të qëndrojë pranë #Shqipërisë 🇦🇱 në rrugën e saj të pranimit në BE.”

 

Një thirrje e tillë e ambasadorit vjen pasi u takua gjatë paradites së të hënës me presidentin Ilir Meta. Të njëjtin ultimatum e ka dhënë para disa ditësh edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *