Një ditë pasi presidenti Meta, sulmoi ndërkombëtarët në lidhje me qëndrimet e tyre mbi procesin zgjedhor në vend dhe krizen politike, ka reaguar ambasadori i BE-së në Tiranë.

Luigi Soreca shkruan në një postim në rrjetet sociale se në mjedisin politik shqiptar nevojitet pjekuri politike e së palët duhet të angazhohen urgjentisht në dialog politik.

 

 

“Është koha që qeveria, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale.

 

Shefi i zyrës së BE-së në Tiranë shton në postimin e tij se po kaq thelbësore është edhe që Shqipëria të vijojë përpara me reformat e rëndësishme në sundimin e ligjit.

Sorenca shkruan se zbatimi i reformës në drejtësi është I pakthyeshëm ndërsa vëmendja do te përqëndrohet edhe tek krijimi i SPAK dhe plotësimi dhe funksionaliteti i Kushtetueses.

 

 

Është gjithashtu koha për të ecur përpara me reformat e sundimit të ligjit.Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është i pakthyeshëm. Fokusi tani është krijimi i SPAK dhe sjellja e Gjykatës Kushtetuese përsëri në funksionalitetin e saj. Pasi të përfundojë rigorozisht verifikimi i kandidatëve, SPAK do të lejojë që të përmirësojë më tej luftën e saj kundër korrupsionit dhe rastet e krimit të organizuar.

 

Soreca ka edhe një porosi për të gjitha palët politike sa i takon reformës zgjedhore.

 

 

Për më tepër, puna ndërpartiake duhet të rifillojë me shpejtësi për reformën elektorale. Të gjitha institucionet dhe udhëheqësit politikë duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në këto objektiva në pikëpamje të vendimit të KE-së në muajin Tetor. BE do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Shqipërinë dhe qytetarët e saj, të cilët besojnë fuqishëm në të ardhmen evropiane të vendit të tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *