Sfidat e para të fazës së 1/8 të Champions Lague vijojnë edhe sonte në mbrëmje me dy përballje të tjera. Dueli kryesor është ai mes Dotrmund dhe Chelsea.

 

Një përplasje anglo-gjermane që premton një sfidë të zjarrtë dhe bukur për nga stili dhe cilësia që kanë ekipet në organike, ndonëse Chelsea nuk po kalon ende krizën e rezultateve të këtij viti. Skuadra e Graham Poter ka fituar vetëm 1 nga 8 ndeshjet e luajtura këtë vit.

 

Ndonëse u shpenzuan më shumë se 240 milionë euro në merkaton e dimrit, ekipi ka nevojë të krijojë identitetin e vet të lojës.

 

Në Premier League, skuadra ka dalë jashtë çdo objektivi dhe i vetmi shpëtim i sezonit është Championsi.

 

Tekniku 47-vjeçar ka probleme të konsiderueshme me formacionin, pasi mungojnë Kante, Broja, Pulisiç dhe Mendi ndërsa Fofana, Kovaciç, Zakaria dhe Kulibali janë në dyshim.

Edhe tek gjermanët ka disa lojtarë me problem. Shqetësimi kryesor është mungesa e mundshme e yllit të sulmit Jusufa Moukoko, i cili do të zëvendësohet nga Haler ose Modeste. Mungesa të sigurta janë edhe Ulf, Kamara dhe Mori.

 

Dortmund po bën një kampionat të mirë, pasi ka vetëm 3 pikë më pak sesa Bajerni kryesues, ndaj pritshmëria për një ndeshje të madhe sonte është edhe më e madhe.

 

Dueli tjetër i mbrëmjes është ai mes Bryzh dehe Benfica. Portugezët janë favoritë, pasi bënë një super fazë grupesh, mirëpo skuadra belge shpreson të tentojë mrekullinë.

 

Të dyja ndeshjet do të transmetohen në Tring në 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *