Kronikë
“S’njoftoi policinë”/ Qëlluan me armë drejt biznesit në Kamëz, arrestohet roja private

Roja private e një biznesi në Kamëz ka përfunduar në pranga, pasi nuk ka njoftuar Policinë e Shtetit për të shtënat me armë zjarri ndaj një dyqani elektroshtëpiakesh.
Shkak për arrestimin e tij u bë se ai ka arritur të konstatojë dy persona të paidentifikuar me motor dhe të maskuar, të cilët ndaluan para biznesit të tij dhe më pas qëlluan. Mirëpo, 66-vjeçari, jo vetëm që nuk u kundërpërgjigj, por nuk njoftoi as policinë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




