Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa denoncoi këtë të martë një ngjarje të ndodhur në Pediatrinë e Tiranës.

 

Duke publikuar disa foto në “Facebook”, ajo tregoi se tavani i Pediatrisë ka rënë dhe se një fëmijë është plagosur.

 

Ajo kërkoi të nisin hetimet për ata që rrezikuan jetën e të vegjëlve.

 

“1 qershori në Pediatrinë Tiranë! Kushtet e spitaleve skandaloze të shëndetësisë rrezikuan edhe jetën e fëmijëve. Tani në spitalin e Pediatrisë sapo u plagos një fëmijë nga rënia e tavanit. Duhet hetim dhe vënia para drejtësisë të atyre që rrezikojnë jetën e fëmijëve pikërisht në vendin ku duhet të shpëtojnë jetën dhe shëndetin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *