E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Hetohet mashtrimi me diplomat, “Wisdom” lëshoi dokumente për të huajt kundrejt shumave të mëdha

Prokuroria e kryeqytetit nis hetimet për skandalin që përfshiu Kolegjin Universitsar Eisdom në dhënien e diplomave false në këmbim të parave. Kallëzimi është bërë nga ish- rektori i universitetit, Bajram Hysa, e u regjistrua nga prokurorja Antoneta Sevdari. Burimet thonë se ai konstatoi falsifikimin e firmës së tij në dhënien e lejes për diplomat fiktive pasi studentët italianë që kishin paguar për to shkuan në ambasadë për të noterizuar certifikatat.

Hysa thotë se Wisdom kishte lidhur një marrëveshje fiktive me një institucion në Itali të sajuar nga vetë pronarët e kolegjit universitar, çka çoi nisjen e hetimeve nga Guardia di Financa.

Disa ditë më parë, në pranga kanë përfunduar dy adiministratorë italianë të kolegjit Wisdom, Catalano Lucia e Cianci Savino, së bashku me shtatë persona të tjerë, ndërsa dyshohet se janë të përfshirë edhe 41 persona të tjerë.

Po ashtu u bllokuan edhe 10 milionë euro që dyshohet se janë para të ardhura nga shitja e diplomave universitare. Hetimet e autoriteteve italiale hodhën dritë mbi skemën e mashtrimit pasi vunë në përgjim administratorët.

Reklamë

Pikërisht nga vënia në përgjim kanë lindur dyshime për ryshfet ndaj një zyrtari të qeverisë shqiptare për të akredituar kolegjin universitar, por diçka e tillë mbetet për tu provuar nga organi i akuzës.

Të dyshuarit për mashtrim kishin krijuar një qendër universitare me bazë operacionale në Trani të Italisë, e cila kishte 55 pika kudo në shtetin fqinj që për qëllim kishte rekrutimin e studentëve, kualifikimin apo pjesëmarrjen në konkurse publike në këmbim të tetë mijë eurove. Kështu, anëtarët e grupit fitonin miliona të paligjshme.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë