Berisha: Shqiptarët më të varfrit në Europë, çmimet janë 110% më shtrenjtë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën për situatën ekonomike në vend.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se çmimet në vendin tinë janë 110% më shumë se vendet europiane.
Kreu i PD tha se shqiptarët janë populli më i varfër, duke akuzuar mazhorancën se po mbron korrupsionin.
“A e kuptoni se çfraë përshtypje keni bërë tek shqiptarët? A e kuptoni që nuk jenio më zyrtarë? Padrino fjalën e kishte kundër jush se po i vjen fundi. Nuk keni asnjë të drejtë morale për buxhetin. Keni humbur legjitimitetin. Po mbrroni kurrupsionin. Çfarë buxheti do miratoni? Mburreni, 10 mld vjedhje. A jetoni në Shqipëri apo jo? Eurostat deklaroi dje se janë rritur çmimet. Shqiptarët janë më të varfrit në Europë. Maqedonasit blejnë 60% të çmimeve europiane, shqiptarët me 110%. Padrino ka zhytur Shqipërinë në narko euro, narko dollarë. Raporti i lekut me dollarin është në qiell. Çfarë do u bëni më keq shqiptarëve, tu rrisni dhe taksat e çmimet. Çmimet janë 110% më shumë. Të parët që do përzihen nga Shqipëria jeni ju, atje ku e keni vendin”, tha Berisha.




