Subscribe

Edhe pse qeveria ka ndërmarrë masa të rrepta për të reduktuar lëvizjen e qytetarëve si masë parandaluese ndaj virusit Covid-19, shume qytetarë nuk i janë bindur duke krijuar kështu grumbullime.

 

Në qytetin e Beratit shumë të rinj kanë shfrytëzuar orarin e lejuar për lëvizje, për të bërë xhiro në bulevard. Beratasit kanë qene edhe ne sportelet ku paguhen faturat e dritave dhe të ujit, duke krijuar radhë të gjata dhe grupime pa ruajtur distancat.

 

 

 

Në Shkodër, njerëzit lëviznin gjatë paarditës sikur të ishte një ditë e zakonshme, pa asnjë masë mbrojtëse. Madje në qytet u krijua edhe trafik.

 

 

 

 

Ndërkohë në Durrës, të rinj e të moshuar kanë dalë në rrugë për të bërë blerjet e nevojshme, për të shkuar në farmaci dhe për të mbyllur pagesat e faturave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *