E mërkurë, 28 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 38 minuta më parë
Politikë

Skadon afati, Meta nuk dekreton Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm

Një javë më parë, mengjesin e së shtunës së datës 27 tetor, Rama postoi në twitter dekretin për emerimin e Sandër Lleshin në detyren e Ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt.

Sot, një javë me pas skadon afati kushtetues 7 ditor që presidenti Meta ka ne dispozicion për të firmosur dekretin për emerimin e ministrit të ri.

Reklamë

Pas interesimit te Vizion Plus, nga presidenca bene te ditur se kreu i shtetit nuk shprehet per mos dekretimin.

Reklamë

Ndonese pati nje “loje” me orarin e sakte se kur mbyllet zyrtarisht koha kushtetuese qe kreu i shtetit ka ne dispozicion per te firmosur apo jo dekretin, nga presidenca sqaruan per Vizion Plus se sidoqofte, Meta nuk do ta firmose kete propozim te Rames.

Ky eshte rasti i parë që një president nuk do te firmose një minister të propozuar nga kryeministri.

Një ditë më parë kreu i shtetit pohoi për mediat se nuk do të hedhë firmë për dekrete formale, aq me tepër për një detyrë të tillë që kërkon përgjegjshmëri maksimale.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë