Subscribe

Situate alarmante nga zjarret ne Shqipëri. Ne vetëm 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 12 vatra zjarri në banesa, në magazina, pyje e kullota.

 

Dëme të shumta materiale u shënuan në banesa private dhe një biznes. Zjarret në banese dhe biznes u konstatuan në Tiranë, Shkodër dhe Dibër.

 

Kjo është magazina e riciklimi në kryeqytet, e cila u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të martës. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por demet materiale janë te shumta. Mësohet se flaket u shfaqen në fshatin Arbane, rreth orës 4:50 minuta të mëngjesit. Per shuarjen e tyre u angazhuan tre mjete zjarrfikëse. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

 

Vatra zjarresh veçanërisht ne pyje ka pasur edhe ne qarkun e Elbasanit, por ajo që vihet re është mungesa e mjeteve për të përballuar rastet e emergjencave.

 

Dy vatra zjarri janë shfaqur në Durrës, konkretisht në zonën e Gjirit të Lalzit dhe një tjetër pranë stacionit të Trenit. Forca zjarrfikëse arritën te normalizonin situatën. Në Gjirin e Lalzit zjarri përfshiu një zonë me pyje, ndërsa në hyrje të qytetit bregdetar flaket kane djegur shkurret.

 

Ndërkohë zjarri i rënë në pyllin me pisha në fshatin Cakran të Fierit i favorizuar edhe nga era ka shkrumbuar rreth 5 ha pyll. Megjithatë fatmirësisht nuk rrezikohen banesat.

 

Pavarësisht numrit të shtuar të forcave zjarrfikëse, terreni i thyer e bën edhe me të vështirë ndërhyrjen, veçanërisht ne zonat e thella te masiveve pyjore.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *