Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka folur për situatën e Covid në vendin tonë.

 

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve gjatë një aktiviteti të Akademisë së Shkencave, Rakacolli tha se situata epidemiologjike në vend është e qendrueshme, megjithatë do të duhet që rastet të vijojnë të ulta në mënyrë që të rishikohen masat anti-Covid.

 

“Masat shkojnë në përputhje me situatën epidemiologjike. Ne i ndjekim me vëmendjen. Fatmirësisht situata epidemiologjike është e qëndrueshme në spitale dhe me një ulje në numrin e infektimeve. Lirimi i masave do të vijë nëse ky nivel i ulët i infektimeve do të qëndrojë të paktën për dy javë rresht”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *