Ghouta Lindore e Sirisë vuan ditën më vdekjeprurëse në 3 vitet e fundit.

 

Të paktën 400 civilë mes tyre dhe 95 fëmijë, janë vrarë si pasojë e bombardimeve të përgjakshme të cilat prej 5 ditësh vazhdojnë të godasin Sirinë.

 

Observatori sirian i të drejtave të njeriut duke folur për sulmet e regjimit ndaj rebelëve në lindje të Damaskut, njoftoi se të paktën 46 civilë u vranë vetëm të enjten.

 

Kombet e Bashkuara bën thirrje për një armëpushim prej 30 ditor për të lejuar evakuimet dhe shpërndarjen e furnizimeve humanitare.

 

Këshilli i Sigurimit i OKB do të mblidhet ketë të premte për të votuar për rezolutën që bën thirrje për një armëpushim të përkohshëm.

 

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të Uashingtonit Heather Nauert, shpjegoi hapat e posaçëm që Departamenti i Shtetit dhe Sekretari i Shtetit Rex Tillerson po ndërmarrin për t’i dhënë fund dhunës në Siri.

 

Ajo akuzoi Rusinë për përgjakjen dhe dhunën që i ka marrë jetën mijëra civilëve.

 

Lufta siriane, e cila filloi pothuajse shtatë vjet më parë është bërë edhe më e rrezikshme pasi fuqitë botërore janë tërhequr në konflikt dhe janë gjithnjë në rrezik për t’u përplasur mes tyre.

Ndërsa Irani, Turqia, Rusia, SHBA, grupi militant Hezbollah dhe vendet e Gjirit Persik kanë ndalur përpjekjet për t’u ardhur në ndihmë civilëve të mbetur në vend.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *