30 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia e Vlorës në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik dhe monitorimit të vijës bregdetare.

 

Konkretisht nga Vlora në Sarandë janë bllokuar 12 jet ski, 13 gomone dhe 5 skafe.

 

Gjithashtu janë gjobitur drejtuesit e tyre me gjoba që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj.

 

Gjobat u vendosën për shkak se këto mjete nuk kishin dokumentacionin përkatës, por disa për shkak se lundronin në zona të ndaluara.

 

Këto mjete u kapën gjatë aksioneve të ditëve të fundit, ndërkohë që blutë apelojnë që drejtuesit e mjeteve të zbatojnë rregullat për ti ofruar pushuesve më shumë siguri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *