E mërkurë, 28 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 35 minuta më parë
Kronikë

Si u kap super i rrezikshmi Laert Haxhiu/ Tentativa për t’i shpëtuar arrestimit, përplasi tre makina derisa mbeti i bllokuar

Laert Haxhiu, i kërkuar për vrasje të dyfishtë në 2017, është arrestuar nga policia greke në një skenë të ngjashme me ato të filmave aksion.

 

Reklamë

Efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të mjetit të ndalojë në janinë, por ai nuk është bindur dhe i ka dhënë gaz makinës.

 

Reklamë

Gjatë ndjekjes, ai ka përplasur tre automjete të tjera dhe ka ngecur në semafor, ku më në fund është ndalur.

 

Sipas policisë greke, Laert Haxhiu nga Lushnja dhe Juxhin Barjami nga Delvina, po udhëtonin së bashku me një shqiptar 22 vjeç, i cili rezulton i kërkuar në Shqipëri për “plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim.

 

Policia greke i ka gjetur haxhiut një kartë false identiteti greke dhe pas verifikimeve ka rezultuar i kërkuar nga Interpol Tirana.

 

Të arrestuarve u janë sekuestruar 1400 euro dhe 4 celularë si dhe makina BMË X6 .

Vazhdo të lexosh

Reklamë