Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 August 2026
Vizion fokus

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë...

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më...

Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca rrit numrin...

Policia monitoron zhurmat në territor, Lamallari: Kush lëshon muzikën...

Reforma Territoriale, edhe banorët e Memaliajt dhe Libohovës në...

FIFA i përgjigjet UEFA-s: Nuk po shesim futbollin

Rrëzohet një avion F-35 pranë bazës ajrore amerikane

Shefi i OKB: Konflikti i Gjirit po nxit paqëndrueshmëri...

Dita e 62-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Reforma Territoriale, qytetarët e Prrenjasit sërish në protestë

Si duhen lexuar mesazhet e Zv/Ndihmës Sekretarit Yee për krizën politike?

Nga Elvin Luku
Kryeredaktor në web, Vizion Plus
16 Maj 22:55

Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është treguar i gatshëm për kompromis dhe po shqyrton në takime të njëpasnjëshme me aleatët “paktin McAllister plus”, që duket se do të jetë drafti ku palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për krizën politike, është me rëndësi për të dekriptuar mesazhin, tashmë publik, të negociatorit amerikan, Zv/Ndihmës Sekretarit, Hoyt Brian Yee.

 

Zyrtari i lartë i SHBA-së pati takime me aktorët kryesorë politikë të mazhorancës dhe opozitës, por qëndrimin e vetëm publik e ka mbajtur gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë të gjashtë prej mediave vizive më të rëndësishme në treg.

 

Si pjesë e këtij takimi, i konceptuar si gjysmë “privat” e gjysmë publik, shoh të udhës të jap “leximin” tim mbi këtë mesazh, sigurisht, duke respektuar plotësisht konfidencialitetin e bisedave me zyrtarët amerikanë, që në zhargonin gazetaresk njihen si “off records”.

 

Në fakt, zoti Yee përcolli disa mesazhe. Mediat i pasqyruan pjesë-pjesë në edicionet informative, ndaj dhe risia e kësaj analize qëndron pikërisht në faktin se e zbërthen mesazhin e tij si një të tërë por duke e shtrirë arsyetimin në tre nivele:

 

E para ka të bëjë me të tashmen, pra me rikthimin në tryezën e bisedimeve të dy aktorëve kryesorë politikë, kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha.

 

Në parantezë, duhet thënë se, deri më tani, të dy liderët politikë kanë dalë të fituar nga pozicionet e tyre “in extremis”. Nga njëra anë kreu i Partisë Demokratike bëri një lloj “atëvrasje” duke shuar njëherë e përgjithmonë zërat brenda të djathtës se ai nuk është një lider formal i këtij subjekti. Përmes qëndresës simbolike jashtë institucionale, me çadër përballë kryeministrisë dhe kuvendit, Basha arriti që me artikulimin e tij të ri publik i cili bazohej në sloganin “Republika e Re” të ndezë shpirtrat e shuar opozitar, që kulmuan me dy protesta të mëdha dhe paqësore në kryeqytet.

 

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka mobilizuar me kartën e “vettingut” dhe reformës në drejtësi elektoratin e majtë, por njëkohësisht, është shfaqur i gatshëm për zgjidhjen e krizës politike në sytë e ndërkombëtarëve me pranimin e menjëhershëm të “Paketës McAllister”, të propozuar nga dy eurodeputetët, Flekensterin dhe McAllister.

 

Por pozicionimi në skaje i dy aktorëve politikë, kërkonte medoemos një palë të tretë, të pavarur, autoritare dhe të besueshme, për të ndërmjetësuar këtë krizë politike, që përfaqësohet më së miri nga një profil i lartë si Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee.

 

Në këtë pikëpamje, niveli i parë i mesazhit të zotit Yee lidhet pikërisht me pikënisjen e dialogut. Shkurtimisht, ai tha se SHBA nuk ka vija të kuqe dhe inkurajon çdo lloj pakti, edhe “last minute”, por që të ketë si bazë “draftin McAllister”. Në të njëjtën kohë përfaqësuesi i Uashingtonit sqaroi se bojkoti i mëtejshëm s’bën gjë tjetër veçse thellon më shumë krizën politike dhe dëmton perspektivën evropiane të vendit.

 

Plani i dytë i analizës që zbërthen mesazhin e zotit Yee, lidhet me një kohë të dytë, me ditën e zgjedhjeve sipas afateve kushtetuese, më 18 qershor. Zyrtari i lartë amerikan sqaroi se pavarësisht se nuk inkurajon bojkotin si mjet politik, do të respektojë këtë vendimarrje të opozitës dhe në të njëjtën kohë pohoi se SHBA do të njohë rezultatin zgjedhor që do të dalë nga procesi i 18 qershorit, i cili do të certifikohet nga vëzhguesit vendas e të huaj. Gjithashtu, është nënvizuar qartësisht se çdo përdorim i dhunës nga opozita ditën e zgjedhjeve në funksion të pushtetit politik, do të jetë e papranueshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Niveli i tretë i analizës, ndoshta dhe më i rëndësishmi, është situata paszgjedhore në rast të dështimit të negociatave Rama-Basha, çka do të sillte dhe bojkotin e zgjedhjeve nga ana e opozitës.

 

Ky në fakt, dukej dhe mesazhi më i rëndësishëm, i zotit Yee, ndërsa paralajmëroi krijimin e një parlamenti të ri, ku mazhoranca e sotme do të jetë njëherësh qeveria dhe opozita e nesërme. Sigurisht, që Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan theksoi se opozita e re do të jetë legjitime, pasi do të dalë nga zgjedhjet, por duke parë kontekstin e sotëm, ajo rrezikon të jetë formale. Në këtë mënyrë vendi do të mbeste pa një subjekt opozitar me mbështetje të gjerë popullore, e cila mund të ofrojë një alternativë të re qeverisëse.

 

Sa i takon reformës në drejtësi, për të cilën SHBA është investuar drejtpërdrejt, madje edhe financiarisht, ajo formalisht do të zhbllokohet. Komisionet do të formohen por ajo që la të kuptohet zyrtari i lartë amerikan është se mazhoranca e sotme, e cila do të jetë njëherësh mazhoranca dhe opozita e nesërme ka prirje të kapë sistemin e drejtësisë. Praktikisht, koalicioni i sotëm qeverisës, do drejtojë qeverinë e nesërme, presidentin tashmë të zgjedhur dhe do ketë kontrollin e një pushteti të pavarur si ai i drejtësisë. Në dukje një avantazh, kapja e të gjitha pushteteve mund të ishte dhe  fillimi i fundit të mazhorancës së re qeverisëse.

 

Nga ana tjetër, opozita e sotme, e cila në situatën pas zgjedhore do të mbesë jashtë institucioneve  do ta ketë thuajse të pamundur të ndryshojë dhe imponojë “Republikën e Re”. Ajo rrezikon të fragmentarizohet dhe të humbasë mbështetjen e gjerë të elektoratit të saj.

 

Nisur nga analiza e mësipërme, mesazhi i nënkuptuar i Zv/Ndihmës Sekretarit Amerikan, Hoyt Brian Yee, ishte se është në interes të opozitës dhe mbi të gjitha të qeverisë që të mos ketë bojkot të zgjedhjeve nga ana e PD-së dhe partive të tjera, pasi situata paszgjedhore mund te krijojë pushtet absolut që mund të jenë shkas për të zhytur vendin në destabilitet politik.

Posted Under:
Kryesoret Opinion
Tagged:
Elvin Luku Hoyt Brian Yee Kriza politike

Nga e njëjta kategori

Tirana Central Park, një adresë e re që bashkon cilësinë e jetës me vlerën e investimit

më shumë...

“Rinasi, rasti i vetëm ku propozuam ndryshim territori”, Mazniku flet për protestat e socialistëve: Asnjë shërbim s’do largohet nga qytetarët

më shumë...

Mazniku: Në 2027-tën do hyjmë në zgjedhje me sistem të ri, ja qëllimi jonë dhe marrëdhënia me BE

më shumë...

“Flitet për shitje të atdheut”, Rama: Së shpejti do shihni zhvillime të pabesueshme, ja plani jonë brenda 2028-tës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:40

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën...

10:26

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

10:17

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda!...

10:11

Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca...

10:09

Policia monitoron zhurmat në territor, Lamallari: Kush...

9:45

Reforma Territoriale, edhe banorët e Memaliajt dhe...

9:40

Këto 5 momente mund të jenë fillimi...

9:25

FIFA i përgjigjet UEFA-s: Nuk po shesim...

9:25

Rrëzohet një avion F-35 pranë bazës ajrore...

9:09

Shefi i OKB: Konflikti i Gjirit po...

8:51

Dita e 62-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:46

Reforma Territoriale, qytetarët e Prrenjasit sërish në...

8:45

Tepelenë/ Të shtëna me armë dhe dhunë...

8:43

Reforma Territoriale, edhe banorët e Divjakës kundër

8:19

Paralajmëron Trump: Do ta godasim Iranin “shumë...

8:01

Kundër Reformës Territoriale! Qytetarët e Dimalit në...

7:48

Pasi i vranë babanë, Gjykata urdhëron edhe...

7:36

Tirana Central Park, një adresë e re...

7:19

49 mijë maroken në Ceuta, Italia pezullon...

6:49

Dasma e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez...

Më të klikuarat

  • Skena filmi në plazhin e Siçilisë, çanta me 700,000 euro del...
  • Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti...
  • Aksident i rëndë në Kretë, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
  • Aksidentohet “Cekja” i Beratit, përplaset me klerikun në Gji...
  • Forcat e Armatosura pajisen me 40 mjetet e para taktike “Mad...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.