Subscribe

Mijëra qytetare ne te gjithë vendin janë zgjuar mëngjesin e kësaj te diele pa energji elektrike. Shiu i mezipritur i ka sjelle dëme te konsiderueshme ne rrjetin elektrik, duke lëne per ore te tera abonentët pa drita, kryesisht ata ne zonat rurale.

 

Sikundër raporton edhe kompania e shpërndarjes se energjisë elektrike, moti i keq dhe shiu i dendur ka sjelle defekte te shumta ne rrjet. Qarqet me te prekura janë Tirana, Durrësi dhe Fieri. E këto qarqe kanë konstatuar këputje te përcjellësve te energjisë, dëmtime te shtyllave, por edhe probleme te tjera.

 

Ndërkohe edhe Divjaka qe nga orët e para te ditës ka mbetur pa energji elektrike, per shkak te nje defekti ne rrjet. Si pasoje edhe e terrenit te vështire ku shtrihen këto linja, riparimi i defekteve ka marre kohe. Sipas OSHEE, grupet e punës jane ne terren per te riparuar demet. Ne qarkun e Tiranës ka patur probleme ne zone e Zallbastarit, Yzberishtit, Unazën e Re, Kodra e Priftit etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *