E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shuhet në moshën 87-vjeçare akademiku Ylli Popa

Ilustrim · Vizion Plus

Shuhet ne moshën 87-vjeçare akademiku dhe kardiologu Ylli Popa. Intelektuali i njohur  u nda nga jeta pas nje  përkeqësimi  te shëndetit.

 

Popa la gjurme me veprimtarinë e tij te shumanshme dhe te shtrire ne me shume se 6 dekada. Per 10 vjet ai ka drejtuar Akademinë e Shkencave, ka qene deputet i kuvendit  te Shqipërisë ne dy legjislatura, ndërsa me herët ai ishte edhe mjeku i ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha. Ylli Popa do te mbahet mend nder te tjera edhe per artikullin e tij ne vitin 1990, ku ngrinte pikëpyetje per regjimin diktatorial.

 

Ndërkohe, kryeministri Edi Rama  ka shprehur ngushëllimet per familjen, ndërsa e cilëson akademikun Ylli Popa, nje shembull te çmueshme per te gjithë ata qe jetuan momentet e kalimit nga diktatura ne demokraci.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh