Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar është shtyrë për në datën 25 prill të vitit të ardhshëm, për të shkak të përhapjes së koronavirusit.

Këtë e ka njoftuar vetë Akademia e Shkencave dhe Arteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka shtyrë edhe datën e afatit të fundit të dërgimit të filmave që mund të garojnë për këto çmime, nga 31 dhjetori 2020, në 28 shkurt të vitit tjetër.

Po ashtu, ndalja e incizimit të filmave ka bërë që shumë regjisorë të pezullojnë planet për publikim të projekteve të tyre këtë vit.

Ndërkohë, grupi njoftoi se do të shtyjë edhe hapjen e planifikuar të Muzeut të Akademisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *