Subscribe

Kjo është pamja që të ofron sot mali në fshatin Patin, Klos, ku zjarri ra në sipërfaqe me shkurre dhe pisha të larta. Vatra e zjarrit e shfaqur ne këtë zone vazhdon te jete aktive.

 

Numri i pishave të dëmtuara ka shkuar në mbi 15 mijë rrënjë. Specialistët e Shërbimit Pyjor të Bashkisë Klos, Inspektoratit të Mjedisit, Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Mat e banorët e zonës e kanë patur të pamundur fikjen e zjarrit për shkak të terrenit tepër të vështirë dhe erërave të forta. Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar edhe disa banesa në vendin e quajtur Qafa e Burrelit.

 

Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bashkinë Klos, Jetmir Reçi kërkon ndihmë nga ajri pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shuhen flakët, përndryshe dëmi do të vazhdojë të rritet akoma edhe më shumë.

 

Një tjetër vatër zjarri është aktive edhe në Malin e Lezit në njësinë administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit, nga flakët e zjarrit është përfshirë një sipërfaqe me dru ahu.

 

Beteja me flakët vazhdon ne te gjitha qarqet e vendit, ndërsa bilanci i dëmeve sa vjen dhe rritet. Shtabi i Emergjencave Civile raporton se 12 vatra jane aktive disa prej te cilave kërcënojnë te përhapen me tej. Nga veriu ne jug dhjetëra zjarre kane shkrumbuar masivet pyjore, sipërfaqe te konsiderueshme me shkurre.

 

Për shuarjen e flakëve janë angazhuan 115 zjarrfikës me 13 automjete, 50 forca ushtarake, 79 vullnetarë. Ndërkohë nga ajri veprojnë edhe helikopterët e forcave te armatosura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *