E premte, 30 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shtohen rastet me kancer, mjekët në Shkodër: Shumë njerëz neglizhojnë kontrollet

113 raste të reja me kancer janë zbuluar gjatë vitit 2025 në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Mjekët ngrenë shqetësimin për rritjen e numrit të të prekurve, por edhe për uljen e moshës së pacientëve.

Kryerja e check-up-eve, kontrollet rutinë dhe depistimet e vazhdueshme mbeten mënyrat më të mira parandaluese, por fatkeqësisht, sipas mjekëve, shumë raste vazhdojnë të diagnostikohen në stade të avancuara.

Reklamë

Fari Mezini, i diagnostikuar me kancer të zorrës katër vite më parë, vijon terapitë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ai apelon për më shumë kontrolle dhe për besim ndaj mjekëve.

Onkologët bëjnë thirrje për më shumë mbështetje ndaj pacientëve, si dhe për rritje të investimeve në kërkime shkencore në luftën kundër kancerit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë