E hënë, 26 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Shtet Sovran i Urdhrit Bektashi”, Meta: Keqpërdorimi i fesë për qëllime okulte, shashkë për të zhvendosur vëmendjen nga korrupsioni

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit për krijimin e një “Shtet Sovran të Urdhrit Bektashi” në Tiranë.

Meta deklaroi se bëhet fjalë për keqpërdorim të fesë për qëllime okulte. Ai tha se kjo deklaratë e kryeministrit Rama është e papranueshme.

Reklamë

“Grabitësi më i madh në këto 34 vite të pronave të bektashinjve e të gjithë komuniteteve fetare në vendin tonë hodhi idenë për krijimin e shetit sovran të Urdhrit Bektashinj në prag të zgjedhjeve elektorale, në mënyrë krejtësisht të njëanshme, të pakonsultuar, të paqartë e në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, që sanksionon se Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm. Kjo është një shashkë për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe aferat korruptive, ku Rama është përfshirë vetë, si dhe problemet shumë të rënda me të cilat përballet Shqipëria”, tha ai.

Ai theksoi se temat fetare nuk mund të përdoren për qëllime elektorale, aq më tepër, pa konsultimin me të gjitha palët./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë