Subscribe

Thellohet konflikti mes ministres teknike të Arsimit Mirela Karabina dhe administratës në varësi te saj. Shtatë drejtorë kanë bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj Karabinës, te cilën e akuzojnë per shpërdorim detyre, por edhe per dhune ndaj punonjësve.

 

Ne materialin voluminoz te depozituar ne organin e akuzës kete te hënë renditen fakte qe sipas paditësve,  provojnë shkeljet e renda te ministres Karabina qe kane sjelle per pasoje dëme te mëdha. Zyrtaret e ministrisë i kane bere thirrje Prokurorisë qe te bej nje hetim te paanshëm.

 

Qe nga momenti qe mori detyrën e ministres se arsimit si pjese e marrëveshjes mes Lulzim Bashes dhe Edi Rames, Mirela Karabina u përplas me vartësit e saj. Konfliktin me te ashpër e pati me sekretarin e përgjithshëm te ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *