Drejtuesi politik i PD në qarkun e Durrësit, Edi Paloka ka mbajtur një takim prezantues në Gramëz të Krujës, ku edhe u njoh nga pranë me shqetësimet e banorëve të zonës.

“Nuk është hera e parë që unë jam këtu dhe dikush më pyeti nëse ka ndryshuar diçka nga fusha këtu në Gramëz. Fatkeqësisht as nga fusha, as nga Shqipëria nuk ka ndryshuar gjë për mirë, jemi në vend-numëro për ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe gjithçka. Madje ka vende ku kemi bërë dhe prapa.”

Sipas Palokës, beteja e qeverisë Rama është që vetëm të pasurohet.

“E nisëm në ’90 si vendi më i varfër i Bashkimit Europian, tabu të cilën e thyem gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Ndërkohe sot jemi kthyer po aty, shqiptarët po largohen njëlloj si në vitin ’91. 25  prilli është ditë vendimtare për ne. kjo për shqiptarët është betejë për të mos na ikur fëmijët, ndërsa këta e kanë betejë për të shtuar milionat.”

Paloka theksoi mes të tjerash se ka vende që duan të rikthejnë vizat me Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *