Pas urdhrit të qeverisë, policia në bashkëpunim me ushtrinë gjatë 24 orëve të fundit kanë ngritur postblloqe të shumta në të gjithë vendin për të kontrolluar lëvizjen e qytetarëve.

Në Tiranë u vendosën postblloqe në akset hyrëse e dalëse të qytetit, ndërsa u kontrolluan kryesisht makinat me targa të huaja që mund të kenë hyrë ditët e fundit në vendin tonë.

Po ashtu, në Elbasan policia mori masa për mbylljen e të gjithë lokaleve si dhe këshilloi qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë me përjashtim të rasteve kur është e domosdoshme.

Kontrolle të shumta pati edhe në Shkodër. Uniformat blu së bashku me ushtrinë prej mbrëmjes se te merkures po monitorojnë të gjitha rrugët, ndërsa kanë apeluar qytetarët që vijnë  nga vendet e prekura me koronavirus që të vetizolohen në shtëpi, ose në të kundërt do të penalizohen.

Ne Fier ushtria se bashku me policinë po patrullojnë në akset kryesore me qëllim parandalimin e personave që mund të jenë infektuar me koronavirus.

Ndërkohë edhe në Vlorë, Durrës e Korçë janë shtuar masat për parandalimin e COVID-19.  Deri më tani mësohet se janë mbi 200 persona të cilët kanë ardhur nga vendet e prekura dhe nuk që nuk janë vetizoluar. Në rast se këta persona do të ndalohen sërish nga policia ndaj tyre do të aplikohet gjoba prej 5 mijë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *