Kombëtarja shqiptare do të zbresë nesër në fushë përballë Bjellorusisë vetëm për fitore. Diferenca prej dy pikësh me bjellorusët  mban gjallë akoma shpresat për vendin e parë në grup dhe kualifikimin në cerekfinalen e Ligës së Kombeve. Në prag të sfidës teknku Edi Reja tha se e kanë studiuar mirë kundërshtarin ndërsa u shpreh besimplotë se i kanë të gjitha mundësitë për të marrë një rezultat pozitiv.

EDI REJA

TRAJNERI I KOMBËTARES

“Është një ndeshje finale. Duhet të jemi të qetë, të kemi siguri. Duhet të kemi besimin e njerëzve dhe stafit teknik.. Presioni është pjesë e futbollit. Kemi cilësitë e duhur për të bërë një ndeshje futbolli. Jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë. Mos bëjmë gabime të nisemi me nxitim. Duhet të kemi ekuilibër, ndeshjet zgjasin 90 minuta. E rëndësishme është që të mos humbasim ekulibrin. Duhet ta menaxhojmë ndeshjen sipas situatave të krijuara. Nëse ruajmë ekuilibrin do të bëjmë gjëra të mira.”

 

I pranishëm në konferencën për shtyp ishte dhe kapiteni i skuadrës, Etrit Berisha. Gardiani kuqezi foli për gabimin e pafalshëm ndaj Kazakistanit, ndonëse tashmë gjithë vëmendja është tek sfida ndaj Bjellorusisë.

 

ETRIT BERISHA

KAPITENI I KOMBËTARES

” Një gol që mund të ishte i evitueshëm. Nuk rri shikoj cfarë kanë shkruajtur dhe ccfarë kanë bërë. Vendosja ime ishte më e lartë se duhet. E di ku ishte gabime. Kazakistani nuk mund të na rrezikonte ndryshe, ajo ishte e vetmja mundësi. Kemi kualitet më të lartë se ekipet e tjera. Duhet të futemi të qetë për të fituar ndeshjen. Gjithë cunat janë të vetëdishëm që duhet të japim maksimumin.”

 

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi do të luhet të mërkurën në orën 16:00 në stadiumin kombëtar në Tiranë ndërsa do të gjykohet nga arbitri rumun Radu Petresku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *