Shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo ka denoncuar një vajzë të re nga Berati, pasi kjo e fundit e kërcënonte prej dy javësh.

 

Ajo e telefononte prej datës 28 janar dhe e shqetësonte duke iu drejtuar me fjalë banale, raporton Vizion Plus.

 

E reja nuk hiqte dorë nga telefonatat, e kjo u bë shkak që Çomo ta kallëzonte rastin në polici.

 

Çomo ka bërë denoncim dhe çështjen e ka marrë në dorë prokuroria e Tiranës.

 

Thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *