Parlamenti bullgar ka miratuar propozimin e Presidencës franceze të Këshillit të BE-së për heqjen e Veto-s, dhe fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

 

 

Me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenim, ligjvënësit bullgarë votuan që të heqin VETO-n sipas kushteve të propozimit të presidencës franceze, me disa propozim-ndryshime  të procesit negociues.

 

Votimi për përfundimin e vetos së Bullgarisë kundër fqinjit të saj erdhi dy ditë pasi ligjvënësit bullgarë rrëzuan qeverinë e kryeministrit Kiril Petkov në një votë mosbesimi.

 

Bullgaria dhe Maqedonia e Veiut kane ndasi per disa ceshtje me karakter historik, ndaj edhe Sofja zyrtare i kushtezoi kerkesat e veta me vendosjen e Veto-s pe hapjen e negociatave te BE-se me Maqedonine e Veriut, proces nga i cili “digjej” edhe Shqiperia.

 

Te enjten BE ne samitin e mbajtur ne Bruksel vendosi te mos hape negociatat me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut pikerisht per shkak te kesaj Veto-je.

Leave a Reply

Your email address will not be published.