E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Demo: Buxheti 2027 parashikon rritjen e pagave për punonjësit e policisë

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë theksoi se këtë vit buxheti i institucionit që ai drejton arrin në 40 miliardë lekë.

Sipas tij, ky buxhet shënon një rritje prej 12% krahasuar me një vit më parë.

Demo theksoi se një pjesë e rëndësishme e këtij buxheti, rreth 3.3 miliardë lekë, është parashikuar për politikën e pagave të punonjësve.

Ministri shtoi gjithashtu se 8,174 punonjës policie me gradën inspektor do të përfitojnë një rritje page prej 23,600 lekësh, duke përfshirë edhe efektin e vjetërsisë në punë. Ndërsa për gradat e tjera, rritja do të jetë 15 mijë lekë në muaj.

“Këtë vit buxheti i Ministria e Brendshëm shkon afërisht  40 miliardë lekë, rritje dyshifrore krahashuar me vitin, plot 12% më shumë.  Janë 3,3 miliardë lekë janë të fokusuar për politiken e pagave, për gjithë punonjësit. Janë 8174 punonjës të policie (inspektorë)që do kenë rritje prej 23, 600 lekësh, duke përfshirë dhe vjetërsinë.  Edhe të gjithë gradat e tjera do të përfitojnë 15 mijë lekë në muaj. Kjo është paga me e lartë që kemi për punonjësit e Policisë së Shtetit”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.