E premte, 23 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Shpëtim Idrizi flet hapur: Për herë të parë kemi marrëveshje me Bashën për çështjen çame. As Berisha, as Rama nuk e bëri!

Kryetari i PDIU-së, z.Shpëtim Idrizi ishte i ftuar këtë të premte në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus prej ku deklaroi për herë të parë se kishte një marrëveshje të firmosur me liderin e opozitës, z.Basha për çështjen çame.

 

Reklamë

I vetmi dokument, në 10 vite si kreu i PDIU-së, shton Idrizi, duke përmendur se diçka të tillë nuk e kreu as ish-kryeministri Berisha, as kryeministri Rama.

 

“Sigurisht që duke mos pas më Edi Rama, barrën e PDIU-së dhe duke i blerë dhe 3 deputetët që ngelën, padyshim që çështja çame nuk do ekzistonte më dhe më shumë se sa kaq. Kjo na detyroi, duke kuptuar që koalicionet janë të domosdoshme, që ne të bënim një koalicion me Partinë Demokratike. Edhe aty çdo gjë fillon dhe mbaron me çështjen çame. Me një ndryshim. Me një ndryshim formal, jo të vogël për mua. Ky është i vetmi dokument i cili në 10 vjet si kryetar i PDIU-së (shfaq dokumentin) ka firmosur një kryetar i një partie politike me PDIU-në. As z.Berisha, për dy vjet që ne e kemi mbështet, nuk firmosi një marrëveshje me PDIU-në. Edhe z.Rama, nuk firmosi…”

Më shumë video

Reklamë