E shtunë, 31 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me asnji

Pas shpërthimit me tritol që ndodhi në oborrin e shtëpisë së tij mëngjesin e kësaj të hëne, ka folur per mediat Butjan Kapa, administratori i Njësisë Administrative Qesarat, Bashkia Memaliaj, i cili pohoi se nuk ka konflikte me asnjë njeri lidhur me rastin.

Ai gjithashtu u shpreh se ngjarja ndodhi rreth orës 12, kur përpara shtëpisë së tij një makinë kishte ndaluar dhe kishte hedhur lëndën plasëse, e cila, siç theksoi ai, shkaktoi vetëm dëme materiale.

“Këtë situatë nuk e shpjegoj dot dhe nuk di të kem asnjë konflikt me asnjë, por nga ora 12 ka kaluar një makinë që është kapur nga kamerat dhe hodhi një lëndë plasëse shumë të fuqishme. Kur dolëm, kishte shkaktuar dëme rreth shtëpisë. S’kam asnjë konflikt me asnjë njeri,” u shpreh ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë