Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, pasi automjeti me të cilin udhëtonin është sulmuar me bombë, në provincën Khost të Afganistanit.

 

Mediat ndërkombëtare bëjna me dije se zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, ka theksuar se shpërthimi ndodhi në qarkun Ali Sher, mëngjesin e së martës.

 

Mes personave që kanë humbur jetën janë tre fëmijë, dy gra dhe pesë burra, tha Rahimi.

 

Ndërkohë sipas autoriteteve fajin në lidhje me këtë sulm vdekjeprurës e kanë militantët talibanë, të cilët deri më tani nuk kanë marrë përsipër asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *